LAJMI I FUNDIT:

FSK dhe ushtria shqiptare kryejnë stërvitje të përbashkët, Maqedonci: Dy ushtri, një komb

FSK dhe ushtria shqiptare kryejnë stërvitje të përbashkët, Maqedonci: Dy ushtri, një komb

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Fekeni 2023”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se stërvitja është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë.


“Dy ushtri, një komb!”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social Facebook.

Ai më tej ka thënë se qëllimi i kësaj stërvitje është të testojë kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni.

“Dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/