LAJMI I FUNDIT:

FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa të SHBA-së

FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa të SHBA-së

Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e garës me ftesën e Gardës Kombëtare të Iowa-s në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit që ka FSK-ja me Gardën e Iowa-s.

Pas katër ditë sfiduese sot ka përfunduar gara “Best Warrior Competition”, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Pjesë e kësaj gare ishin dhe dy nënoficerët e FSK-së, rreshter Astrit Gashi dhe ushtar specialist Sokol Hoxha, të cilët treguan rezultate të larta në 16 disiplinat që ishin përzgjedhur të sfidoheshin pjesëmarrësit.


“Gara ishte mjaft sfiduese dhe përmbante 16 disiplina ushtarake të aspektit teorik dhe praktik që pjesëmarrësit u sfiduan si në: testim fizik, taktika luftarake lëvizja në formacione, vendosja e minave në zonë luftimi, operimi me mitroler M240 ,M249B, M2.0 CAL, SIGSAUER M17, lëshimi nga kulla e repelimit, ndihma e parë në fushëbetejë. gjuajtje stresuese me M17 dhe M4, marshim me pesha në distanca të gjata etj.”, njofton FSK.

Të gjitha këto sfida me sukses i kaluan nënoficerët e FSK-së, duke u radhitur ndër më të mirët e kësaj gare, Ushtari Specialist Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Tetari Astrit Gashi në vendin e pestë.

“Suksesi i treguar i pjesëtarëve të FSK-së, disiplina, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar në të gjitha organizimet, garat e shkollimit si brenda dhe jashtë vendit, është një motiv i lartë dhe një tregues se FSK-ja, po ec me hapa të sigurte së bashku me partnerët drejt realizimit të qëllimit në integrimet Euro Atlantike”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori