Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, i shoqëruar edhe nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë folur për stërvitjen ushtarake “DEFENDER – Europe 21” dhe rolin e Kosovës në këtë ngjarje.
Mehaj në fjalën e tij paraqiti rëndësinë e këtij ushtrimi për FSK-në dhe Kosovën, duke theksuar faktin se bashkëveprimi i FSK-së në një ushtrim të përmasave të tilla me ushtrinë e SHBA-ve aletit tonë kryesor strategjik dhe vendeve tjera aleate, është një ngjarje shumë e rëndësishme.
“Kjo stërvitje ka ndikim të jashtëzakonshëm në mjedisin e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh fuqishëm qëllimin strategjik dhe përkushtimin e SHBA-së dhe aleatëve të saj, në mesin e tyre edhe Kosovës, për një Ballkan dhe Evropë, në paqe, siguri dhe stabilitet. Stërvitja “DEFENDER-Europe 21” na ofron mundësinë më të mirë për të rritur aftësitë tona së bashku me SHBA-në dhe aleatët e partnerët tjerë, në mënyrë që të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo lloj krize. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë stërvitje si vend partner i SHBA-së, është ngjarje e rëndësishme që dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë, përmes gatishmërisë dhe ndërveprimit ushtarak të FSK-së me forcat amerikane dhe forcat e vendeve partnere”, tha ministri Mehaj.
Ndërsa në fjalën e tij komandanti i FSK-së u përqendrua te objektivat e ushtrimit, nivelin e përgatitjeve, gatishmërinë e trupave për ndërveprim dhe koordinim me ushtritë tjera në teren dhe objektivat që priten të arrihen.
“Ky ushtrim ka për qëllim të ndërtojë gatishmërinë operacionale dhe ndërveprues mërinë mes gjithë aleatëve dhe partnerëve. Përfshirja e FSK-së në këtë ushtrim ka domethënie të madhe, pjesëmarrja e FSK në këtë ushtrim ngritë aftësitë e personelit tonë në kryerjen e detyrave. Pjesëmarrja në këtë ushtrim demonstron aftësinë e vendit për të shërbyer si partner strategjik i sigurisë në regjion dhe më gjerë. FSK do të vazhdon të jetë pjesë e ushtrimeve dhe trajnimeve ndërkombëtare për të ngritur aftësitë e veta operacionale dhe të jetë e ndërveprueshme me partner”, tha komandant Rama.
Kosova në këtë ushtrim do të jetë në mesin e 16 vendeve pritëse. FSK është e përfshirë me 330 pjesëtar. Pjesa kryesore e ushtrimit do të realizohet nga data 17 deri 29 maj 2021.
Komanda e Lartë (HICON) dhe Audienca Sekondare do të jenë të vendosur në Aeroportin e Gjakovës, kurse Ushtrimi Fushor do të realizohet në Zonën e Trajnimit në “Babaj të Bokës” në komunën e Gjakovës.
Validimin e kapaciteteve të këmbësorisë do t’a bëjë ekipi vlerësues i KDS në bashkëpunim me ekipin ushtarak amerikan të Brigadës të Ndihmës së Forcave të Sigurisë (Security Force Assistance Brigade SFAB).
Në fund të konferencës, gazetarët shtruan pyetje për Ministrin dhe Komandantin për specifikat dhe detajet e ushtrimit./Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën