LAJMI I FUNDIT:

Fshati Shushicë, vendlindja e Mehmet Akif Ersoy-t (Video)

Fshati Shushicë, vendlindja e Mehmet Akif Ersoy-t (Video)

Fshati Shushicë gjendet buzë maleve të larta të Moknës.

Fshati nga Komuna e Istogut, njihet edhe si vendlindja e njeriut që ka shkruar himnin e Republikës së Turqisë.

Bëhet fjalë për Mehmet Akif Ersoy, veprimtar i shquar shqiptar në Turqi, emrin e të cilit sot e mbajnë shkolla dhe xhamia e këtij fshati të Istogut.

Nezir Nimanaj një banorë nga ky fshat, tregon për RTV Dukagjinin, historikun e xhamisë dhe lidhjen e saj me familjen e Mehmet Akifit.

“Nuk e di kush e ka ndërtuar këtë xhami, por babai i Mehmet Akifit ka shkuar në Turqi për t’u bërë hoxhë, dhe për të ardhur imam në këtë xhami. Mirëpo, kur ka shkuar atje është njoftuar me një vajzë ku dhe është martuar, pastaj ka lindë edhe Mehmeti, dhe kanë mbetur në Turqi”, ka thënë i moshuari nga Shushica e Istogut, përcjell Telegrafi.

Enver Boletini, zyrtar i trashëgimisë në Komunën e Istogut, ka thënë se Mehmet Akifi ka mbajtur pozita të larta në organizimin shtetëror të Turqisë së Ataturkut.

“Bëhet fjalë për një personalitet të rëndësishëm shqiptar i cili është ruajtur në historinë e Turqisë. Pos që ka shkruar himnin e Turqisë, ka mbajtur edhe pozita të larta në organizimin shtetëror të Turqisë së Ataturkut”, është deklaruar më tej Enver Boletini.

Sipas Boletinit, fshati Shushicë është i banuar në periudha mjaft të hershme, e këtë e dëshmojnë lokalitetet arkeologjike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori