LAJMI I FUNDIT:

Frodem, RDM dhe LD: Gjykatësit të vendosin në pajtim me Kushtetutën e vendit

Frodem, RDM dhe LD: Gjykatësit të vendosin në pajtim me Kushtetutën e vendit

Frodem, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) dhe Lidhja Demokratike (LD), thërrasin gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese që të marrin vendime që janë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe t’u përmbahen kompetencave të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo treshe i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të mos pranojnë asnjë trysni dhe ndikim politik, pasi që Kushtetuta është e qartë dhe se ndryshimet në Ligjin për faljen e të dënuarve janë nën kompetencë të Kuvendit të Maqedonisë.


Më tej, kjo treshe, pranimin e ndryshimit të Ligjit për faljen e të dënuarve, ku duhet të përfshihen edhe të dënuarit për parregullsi zgjedhore, pikërisht në periudhën kur Prokuroria Speciale Publike (PSP) udhëheq me procedura për kryerje të veprave penale të përfshira në parregullsi zgjedhore, si edhe pak para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, e konsideron si manifestim arrogance, shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, si edhe kërcënim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues.

Frodem, RDM dhe LD, protestat para kësaj gjykate i konsiderojnë si hap demokratik të shfaqjes së pakënaqësisë, kurse për destabilizimin e mundshëm të vendit, përgjegjës e konsiderojnë pikërisht Gjykatën Kushtetuese, nëse sjell vendim që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori