Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është një mashtrim politik, ‘me të cilën ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet”. Presidenti serb theksoi se nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori dhe se Serbia duhet të reagojë me qetësi, megjithëse, siç paralajmëroi ai, pozicioni i serbëve në Kosovë do të jetë edhe më i vështirë se sa është sot.
Aleksandar Vuçiq, në një konferencë shtypi, të thirrur lidhur me dorëheqjen e Haradinajt, siç raporton televizionin shtetëror serb RTS, tha se Serbia për dorëheqjen e kryeministrit kosovar duhet të reagojë me qetësi, maturi dhe me zgjuarsi dhe pa ndonjë eufori .
“I kuptojmë pritjet dhe nevojat e popullit tonë për vendosjen e drejtësisë për njerëzit tanë që kanë vuajtur stigmën e fajtorit dhe të vetmit përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur në ish-Jugosllavi. Prandaj e kuptojmë gëzimin, por edhe një lloj kënaqësisë te pjesëtarët e popullit tonë për ftesën që Haradinaj të merret në pyetje, për shkak se dyshohet për krime lufte”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, Vuçiq thekson se “nuk ka arsye për gëzim dhe eufori kur të shihen të gjitha faktet dhe pasojat, veçanërisht se si do të sillen shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare ndaj popullit serb dhe Serbisë”.
“Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik, në mënyrë që ai të fitojë popullaritet edhe më të madh dhe të të shkelë kundërshtarët politikë, gjë që do të çojë në ekstremizëm edhe më të madh, dhe ai të bëhet një hero, i cili po lufton për Kosovën, kurse të gjithë të tjerët janë të padenjë për një lider të madh”, tha Vuçiç.
Në të njëjtën kohë Vuçiq thotë ekziston heshtja e bashkësisë ndërkombëtare rreth krimeve kundër serbëve dhe popullatës joshqiptare.
“Keni mundur të shihni një plejadë politikanësh shqiptarë që u kanë folur për Haradinajn e madhërishëm duke synuar homogjenizimin dhe vazhdimin e tregimit për neve tragjik të ‘Shqipërisë se Madhe’ , për të cilën hapur po punojnë”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se Serbia do t’i kushtojë edhe më shumë kujdes jetës dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë. “Njerëzit tanë në Kosovë mund të mbështeten në shtetin e tyre, në Serbinë,” tha Vuçiç.
Vuçiqi tha se Serbia vlerëson se vazhdimi i dialogut është më i rëndësishmi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
“Kemi frikë se zhvillimi politik i ngjarjeve në Kosovë po shkon drejt shtyrjes së mëtejshme të bisedimeve dhe dialogut me Prishtinën,” tha Vuçiq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë