Veprimet e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se kanë shuar të gjitha shpresat se politika amerikane në raport me Kosovën, do të ndryshojë.
Megjithatë, analistët serbë thonë, se fakti që shpresa serbe është shuar, nuk është sfida më e madhe që ata i pret.
Nga eufori, në zhgënjim. Kështu mund të përshkruhet atmosfera në Serbi, në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump president të 45-të i SHBA-së.
Opinioni në Serbi kishte krijuar besimin se Trump do të ua kthente Kosovën. Megjithatë, çdo hap që presidenti i ri amerikan, dhe personat e administratës së tij e kanë bërë, mund të interpretohet si shuplaka ndaj Serbisë. Por, mediat serbe shkruajnë, se ky duket të mos jetë fundi. Ajo që po vijon, thonë analistët serbë, mund t’i dhëmb edhe më shumë Serbisë, përcjell gazetametro.net.
Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar në Serbi u mirëpritën me entuziazëm rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Serbët aq shumë urrenin familjen Clinton, dhe nuk donin që një pjestar i saj të jetë në krye të vendit më të fuqishëm në botë. Ata u entuziazmuan se në krye të SHBA’së po vinte një president, mik me Putinin, që do të ua kthente Kosovën.
Ky entuziazëm u shoqërua edhe me parulla e mbishkrime mbështetëse si ato “Trump është serb”. Dhe pastaj, u shokuan me veprimet e njëpasnjëshme.
I pari ishte sekretari i ri i Mbrojtjes James Mattis i cili tha se reduktimi i forcave ushtarake amerikane do të ndodhë vetëm atëherë kur Forca Ushtarake e Kosovës të jetë e gatshëme të marrë përgjegjësi për ta mbrojtur vendin.
Në linjë të njejtë, ishte edhe urimi i Trump për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, që i dërgoi homologut të tij kosovar Hashim Thaçi. E më pas edhe ambasadorja e re amerikane në OKB, Niki Haley, e cila tha se Kosova e meriton të marrë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësim të plotë në OKB.
E ‘qershira mbi tortë’ sipas mediave serbe, ishte kur Trump ‘grushtoi’ personalisht serbët, duke u takuar në Uashington me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takim që u konfirmua nga një foto e postuar në Facebook, nga ky i fundit.
Duket se të gjitha këto lëvizje kanë shuar shpresat e Serbisë për një ndryshim në politikën amerikane ndaj Kosovës. Megjithatë, analistët serbë thonë se i pret edhe një sfidë më e madhe se sa këto.
Drejtori i Qendrës për Alternativa Strategjike, Dushan Prorokoviq, thotë se politika e jashtme amerikane e udhëhequr nga Trump, po vepron në bazë të strategjive shtetërore të miratuara më parë.
Ai vë në dukje se presidenti i SHBA-së nuk e ndryshon vendimin e Kongresit dhe Senatit, dhe ato vendime që paraardhësit e tij i kanë ndërmarrë në 25 vitet e kaluara.
“Nëse ai do të donte të bënte ndryshime, sërish do të duhej kohë. Unë nuk pres ndonjë ndryshim në politikën e Trump ndaj Kosovës, sepse kjo tashmë është një çështje periferike në Uashington”
Njejtë mendon edhe drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, i cili thotë se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se presidenti amerikan, kushdo qoftë ai, nuk mund të ndryshojë strategjinë kombëtare.
Janjiq mendon se Tramp dhe administrata e tij do të insistojnë të përmbyllin çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Shqetësim të njejtë me Janjiq ndanë edhe Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën.
Ai për Telegrafin serb ka thënë se veprimet e Tramp dhe të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt tregojnë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të insistojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ata shkuan një hap më tej, për fat të keq. Ata duket se po përgatiten për një ofensivë politike kundër Serbisë dhe të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për të shtyrë antarësimi e Kosovës në OKB”, ka thënë Drecun.
Ai paralajmëron se hapi i radhës i administratës Trump do të jetë rritja e presionit ndaj Serbisë, për ta njohur Kosovën, dhe hapja e dyerve që ajo të pranohet në OKB.
Drecun ka shtuar se amerikanët e dinin se Kosova është një çështje e ndjeshme për ta, por sipas tij, Trump tani është duke shkuar një hap më tej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?