LAJMI I FUNDIT:

FRI: Gjuha e urrejtjes dhe nënçmimit duhet të dënohet me çdo kusht

FRI: Gjuha e urrejtjes dhe nënçmimit duhet të dënohet me çdo kusht

Forumi Rinor Islam (FRI) në Maqedoni, përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë një vajze muslimane me mbulesë në qendër të Shkupit. Nga FRI thonë se Maqedonia si shtet demokratik duhet që çdo qytetari t’i dhurojë sigurinë dhe të drejtën e të jetuarit në këtë vend, pa e kushtëzuar mbi përkatësinë dhe identitetin.

“Forumi Rinor Islam e veçanërisht Departament i Femrës, si organ i kësaj organizate rinore, shprehin pakënaqësi dhe reagim me rastin e sulmit të një femreje myslimane dhe me mbulesë në qendër të Shkupit, nga ana e tre bashkëqytetarëve tanë, me preteksin se ajo dhe të ngjajshmit me të sjellin rrezik dhe pasiguri në vendin tonë. Çdo njeri mbi tokë ka të drejtën e lirisë, veprimit, të folurit dhe vendimit mbi përkatësinë fetare e politike. Maqedonia, e deklaruar si shtet demokratik, medoemos duhet që çdonjë qytetari t’i dhurojë sigurinë dhe të drejtën e të jetuarit në këtë vend, pa e kushtëzuar mbi përkatësinë dhe identitetin. Bukurinë e multikulturalizmit që e posedon vendi ynë, duhet ta ruajmë me dinjitet dhe ndershmëri të lartë, duke respektuar çdo qenie dhe llojllojshmërinë e dallimeve”, thuhet në kumtesën e FRI./Telegrafi/

Sulmohet vajza me shami në qendër të Shkupit (Video)
Lexo po ashtu Sulmohet vajza me shami në qendër të Shkupit (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori