Frekuencat e reja: IPKO trefishon shpejtësitë e 4G dhe zgjeron mbulueshmërinë e 4G edhe në fshatra

IPKO tani do të ofrojë tri herë më shumë kapacitet në 4G për konsumatorët e saj, anembanë Kosovës
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka alokuar frekuenca shtesë për shërbimet 4G të IPKO. Me blerjen e frekuencave të reja, IPKO intenzivisht do ta avancojë rrjetin e saj mobil në gjithë Kosovën, dhe deri në fund të këtij viti do ta mbulojë mbi 80 për qind të popullsisë së Kosovës me 3G dhe 4G.
“Si operatori i parë që ka sjell rrjetet 3G dhe 4G tek kosovarët, IPKO është shumë e kënaqur t’i njoftoj përdoruesit e saj edhe për një arritje të rëndësishme në telefoninë mobile, posaçërisht në internetin në mobil. Me frekuencat e reja IPKO do t’i rrisë ndjeshëm kapacitetet e saj në 4G dhe njëkohësisht do ta zgjerojë rrjetin e saj 4G në vendbanime të reja. IPKO tashmë e ofron rrjetin e saj 4G në të gjitha komunat e Kosovës dhe vazhdimisht do ta zgjerojë mbulueshmërinë e rrjetit të saj 4G edhe në zona tjera rurale” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
“Me përditësimet e fundit, ne do t’i zgjerojmë kapacitetet tona në qytetet e mëdha në të cilat ne tashmë e kemi rrjetin më të mirë 3G, 4G dhe Wi-Fi, por njëkohësisht do t’i mbulojmë edhe fshatrat sikurse Hodonocin, Rogoçicën, Arllatin, Baicën, Llapushnikun, Bllacën, por edhe fshatrat si Duhël, Zhur dhe shumë e shumë vende të tjera në të cilat përdoruesit tanë do të përfitojnë nga përdorimi i internetit në mobil”.
“Ne tani jemi gati tu ofrojmë përdoruesve tanë përvoja të reja dhe të paprovuara më parë të internetit në mobil, dhe me këtë do të vazhdojmë të jemi lider i tregut me produkte dhe shërbime cilësore dhe inovative” vazhdoi me tej Erzin.
IPKO ofron shërbimet 4G/LTE për të gjithë përdoruesit e saj me SIM kartelë adekuate dhe telefona mobil që e mbështesin rrjetin 4G. Për ta festuar këtë momentum me përdoruesit e saj, IPKO ofron ndërrim pa pagesë të sim kartelës ekzistuese me atë 4G, për të gjithë përdoruesit e saj që kanë një telefon ose tablet që e mbështet këtë rrjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Google duhet të shesë Chrome”, Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve – dy herë – pa dashje

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia – tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja