LAJMI I FUNDIT:

Fredi Beleri eurodeputet nga burgu, Dule: Historia u shkrua me gërma të arta

Fredi Beleri eurodeputet nga burgu, Dule: Historia u shkrua me gërma të arta

Pas vlerësimeve të para kur janë numëruar 50% e votave dhe teksa jemi në pritje të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve europiane në Greqi, minoriteti grek në Himarë ka nisur festën, pasi Fredi Beleri me shumë gjasë do të jetë deputet në parlamentin e ri europian.

Edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash, Beleri duket se ka shpërblyer besimin e kryeministrit helene Kyriakos Mitsotakis, pasi me 2473 vota renditet si i treti më i votuar në radhët e “Demokracisë së Re”.

Me shpalljen e 7 emrave fitues paraprakë nga Ministria e Brendshme greke, kamera e televizionit Open u lidh direkt me Himarën, ku duket se ka nisur festa nga familja e Belerit dhe përfaqësues të minoritetit grek.


Bashkëpunëtorët e Belerit thanë për median greke se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të japë sot një mesazh nga burgu, ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se e sotmja është një natë e madhe gëzimi për qytetin.

Ka siguri që Fredi do të jetë eurodeputet. Është një natë e madhe për Himarën. Ky është një shfajësim i Belerit, për betejat e përjetshme të gjithë helenizmit. Historia është shkruar me shkronja të arta”, u shpreh ai.

Lidhur me daljen nga burgu të Belerit, në rast se duhet të jetë i pranishëm në Parlamentin Europian për t’u betuar, nuk ekziston nevoja për një procedurë për betim sa i përket eurodeputetëve. Gjithsesi, më 16 korrik do të zhvillohet një takim, ku Beleri do të ketë nevojë për leje të posaçme për të marrë pjesë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori