LAJMI I FUNDIT:

Francezët të interesuar për të investuar në energji erë në Kosovë

Francezët të interesuar për të investuar në energji erë në Kosovë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme për investime që mund të zhvillohen në Komunën e Drenasit.

Ambasadori francez ka njoftuar se një kompani franceze dëshiron të investojë në projektin për energji të ripërtritshme, mullinj të erës, në vlerë prej 122 milionë euro në lokacionin e Çyçavicës, ku do të përfshihet edhe territori i Komunës së Drenasit.

Ai ka kërkuar që t’i jepet mundësi bizneseve franceze në mënyrë që të mos shkojnë në vende të tjera, por të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.


Kryetari Lladrovci ka njoftuar të pranishmit se pesë komunat që përfshihen në zonën e Çyçavicës, vitin e kaluar kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe e kanë ratifikuar këtë memorandum në asambletë e tyre, në mënyrë që kjo pjesë të jetë zonë me interes të veçantë.

Lladrovci ka shtuar se duhet shikuar mundësitë nëse lejohet ndërtimi i mullinjve të erës në këtë pjesë, duke u pajtuar edhe me kryetarët e komunave tjera që janë pjesë e memorandumit, pasi që është menduar se përveç që do të jetë zonë e turizmit, në këtë pjesë është menduar që të ndërtohet edhe një spital rajonal i mushkërive.

Në fund kryetarit Lladrovci, ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe kontributin që Franca ka dhënë për shtet formimin e Kosovës si dhe mbështetjen që i ka dhënë bizneseve franceze në Kosovë.

Lladrovci ka shtuar se komuna i ka dyert e hapura për investimet franceze në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori