LAJMI I FUNDIT:

Franca në valën e tretë, rikthehet izolimi dhe në Poloni, Gjermania në alarm

Franca në valën e tretë, rikthehet izolimi dhe në Poloni, Gjermania në alarm

Franca dhe Polonia kanë rikthyer izolimet e pjesshme ndërsa të dyja vendet përballen me një rritje të ndjeshme të infektimeve me coronavirus javët e fundit. Rreth 21 milionë njerëz në 16 rajone të Francës, përfshirë kryeqytetin Paris janë prekur ndërsa, vendi druan për një valë të tretë.

Në Francë, izolimet hynë në fuqi nga mesnata e të premtes. Trenat që linin Parisin për pjesë të tjera të vendit ku kufizimet nuk aplikohen, si Bretanja dhe Lioni, ishin të rezervuar tërësisht në orët para se masat të hynin në fuqi.

Ndërkohë që bllokime trafiku u raportuan në shumë rrugë dalëse nga qyteti. Kufizimet e reja nuk do të jenë aq strikte sa izolimet e mëparshme, me njerëzit që lejohen të dalin jashtë për ecje apo vrapim. Bizneset jo të domosdoshme janë mbyllur por shkollat mbeten të hapura bashkë me parukeritë, nëse ato ndjekin një protokoll të caktuar shëndetësor.


Ndërsa në Poloni, dyqanet jo të domosdoshme, hotelet, si edhe ambientet kulturore dhe sportive janë tani të mbyllura për tre javë. Vendi ka regjistruar rritjen më të madhe të rasteve ditore që nga nëntori.

Rastet e coronavirusit janë në rritje të konsiderueshme edhe në gjermani, me kancelaren Angela Merkel që ka paralajmëruar se vendi duhet të ngrejë tani frenat e emergjencës dhe të rikthejë masat.

Ndërkohë, procesi i vaksinimit në Evropë vazhdon të jetë i ngadaltë për shkak të mungesës së furnizimeve por edhe pezullimit në disa vende të përdorimit të vaksinës së oksfordit dhe Astrazeneca-s. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori