LAJMI I FUNDIT:

Franca ndalon shitjen e iPhone 12 për shkak të niveleve të rrezatimit – Apple kundërshton vendimin, thotë se pajisja është në përputhje me rregullat

Franca ndalon shitjen e iPhone 12 për shkak të niveleve të rrezatimit – Apple kundërshton vendimin, thotë se pajisja është në përputhje me rregullat

Franca ka urdhëruar gjigantin teknologjik Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të emetimit të tepërt të rrezatimit elektromagentik.

Të martën, mbikëqyrësi francez që monitoron frekuencat e radios i tha gjithashtu prodhuesit Apple që të rregullonte telefonat ekzistues, transmeton Telegrafi.

Agjencia franceze (ANFR) e ka këshilluar Apple që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur ndonjëherë në vend.


Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar më parë të zbusë frikën rreth rrezatimit të emetuar nga telefonat celularë.

Organizata thotë në faqen e saj të internetit se nuk ka asnjë provë për të arritur në përfundimin se ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët është i dëmshëm për njerëzit.

iPhone 12 u lansua për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe ende shitet në mbarë botën.

Apple tha për BBC se po kundërshtonte rishikimin e ANFR-s dhe tha se ia kishte ofruar rregullatorit rezultatet laboratorike nga vetë gjiganti i teknologjisë dhe palët e treta, të cilat tregojnë se pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse.

Gjiganti teknologjik tha se iPhone 12 u njoh në përputhje me rregulloret për nivelet e rrezatimit në mbarë botën. /Telegrafi/