Fqinji në katin e sipërm i la pa gjumë, çifti i hakmerret në mënyrë të “pazakontë”

Një çift i cili po ankohej se fqinji i tyre në katin e sipërm i kishte mbajtur të dy zgjuar gjatë gjithë natës, u hakmor në një mënyrë shumë kreative – duke ecur në tavan.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një video të TikTokit të ngarkuar nga përdoruesi @mav_n_mandii, tregon burrin Mav që mban të dashurën e tij Mandii me kokë poshtë, në mënyrë që ajo të shkelë këmbët në tavan.
Mav eci nëpër të gjithë apartamentin duke mbajtur të dashurën e tij në tavan, kështu që duket se fqinji i tyre i zhurmshëm patjetër që mori ‘dënimin’ me të njëjtën mënyrë.
Videoja besohet të jetë parë më shumë se 4 milionë herë dhe ka marrë mijëra komente. /Telegrafi/
@mav_n_mandii Visit TikTok to discover videos!
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































