LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë tregojnë udhëtimin e shkëlqyer të Luke Shaw nga ekipi i fëmijëve te FC Surrey në heroin e Anglisë për Euro 2020 me nofkën ‘Shawberto’

Fotografitë tregojnë udhëtimin e shkëlqyer të Luke Shaw nga ekipi i fëmijëve te FC Surrey në heroin e Anglisë për Euro 2020 me nofkën ‘Shawberto’

Ka qenë një udhëtim mjaftë i vështirë për Luke Shaw, siç e tregojnë edhe këto fotografi të shkëlqyera që e kthejnë para mbrojtësin e Kombëtares së Anglisë.

Mbrojtësi i majtë filloi të luante futboll me një ekip për fëmijë në Surrey dhe tani është kthyer në heroin e Anglisë në Euro 2020, ku nga shumë po quhet si ‘Shawberto’.

Kur Shaw si i ri luajti për Molesey, e ndihmoi shumë në formimin e karrierës së tij dhe tani ai po luan në skenën e madhe për Anglinë.


Ka qenë një ngritje e jashtëzakonshme për yllin e Manchester United, pasi Shaë është një nga interpretuesit yjeve të Gareth Southgate, në këtë edicion të Kampionatit Evropian, ndërsa të dielën pritet të jetë startues në Wembley.

Shawit i është dashur të kalojë kohë të vështira nën drejtimin e Jose Mourinhos, i cili ishte  jashtëzakonisht i ashpër me të në kohën kur udhëhiqte klubin nga “Old Trafford”.

Por mbrojtësi i majtë i Anglisë është në formën e jetës së tij dhe e ka ndihmuar Anglinë të kalojë në finalen e tyre të parë të Kampionatit Evropian.

Shaw është krahasuar me legjendën e Brazilit, Roberto Carlos, dhe ka marr pseudonimin ‘Shawberto’.

Carlos kishte thënë për të se: “Ai ka përmirësuar në çdo ndeshje dhe unë mendoj se ai ka gjithçka për të shkuar në maja të futbollit”.

“Ai është mbrojtësi i majtë i Anglisë  dhe kjo në vetvete do të thotë shumë”.

Shaë ka dhënë dy asistime në harkun e vetëm tre minutash, ku Anglia dërrmoi Ukrainën në çerekfinale.

Produktiviteti i 25-vjeçarit ka qenë i madh.

Tani ai është i vendosur që të ketë një rol kryesor edhe në finalen e madhe të Anglisë kundër Italisë të dielën në mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori