Në ditën kur po mbahej seanca e Kuvendit, për krijimin e një Rezolute për për gjenocidin serb në Kosovë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina, kishte shpalosur një fotografi të dhunës seksuale ku pretendohej se është kryer nga regjimi serb gjatë luftës.
Kjo fotografi mori vëmendjen nga deputetët, shoqëria civile dhe përfaqësues të tjerë të shoqatave të ndryshme të cilët reaguan për mënyrën e shfaqjes së saj nga deputetja Brovina.
Por, pak orë pasi u miratua në Kuvend rezoluta për gjenocidin serb, me një klikim në Google, Telegrafi kishte kuptuar se fotografia që ka zbuluar Brovina, ngjall dyshimet se nuk ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë, por ndërlidhet me një skenë pornografike të një filmi në Irak.
Pas raportimit, ka reaguar deputetja Brovina, duke thënë se fotografia është bërë në Kosovë, ndërsa sipas saj informatat tjera të gjitha janë rrenë.
Ajo madje ka thënë se Serbët kanë incizuar filma me gratë e dhunuara, i kanë përdorur edhe në filma pornografik, ndërsa ka theksuar se është e gatshme të jap informata më të detajuara në Prokurori lidhur me këtë rast.
Por, gjithçka ndryshoi një ditë më vonë, pas intervistimit të Brovinës nga ana e policisë, duke pranuar se fotografi nuk ka qenë e realizuar gjatë luftës në Kosovë.
Brovina para mediave u kërkoi falje të gjithë opinionit dhe tregoi se edhe nga kush e kishte marrë fotografinë.
“E kam marrë nga një asociacion, pra këshilli i drejtave të njeriut. Një aktivist ma ka dorëzua dokumentin në zarf dhe e dokumentonte se mund ta përdori dhe se personi është gjallë, dëshmitare ka qenë edhe nënkryetarja e komisionit për personat e zhdukur, Mevlude Saraçi. Unë kurrë s’kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta. Shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur situata të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument nuk është i saktë” u shpreh Brovina.
Pas apostrofimit të Përfaqësueses së Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Saraçi, ka reaguar kjo e fundit, e cila në një konferencë për media ka thënë se në asnjë rast nuk i ka dhënë ndonjë zarf apo fotografi deputetes Brovina.
Saraçi është shprehur se sikur ta kishte atë fotografi menjëherë do ta kishte dërguar në Polici.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se do ta padisë deputeten Brovina për shpifje.
Reagimet e ashpra ndaj deputetes Flora Brovina
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se deputetja Flora Brovina ka bërë gabim të madh por ka qenë pa qëllim.
Në një konferencë për media të mbajtur pasditen e së premtes, Veseli për rastin e publikimit të fotografisë nga ana e deputetes Flora Brovina ka thënë se nga ky gabim dëshmohet se trajtimi i së kaluarës nuk duhet të bëhet me nguti.
Edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila njëherit ka përfaqësuar viktimat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, në Kongresin amerikan, ka reaguar ndaj Brovinës.
Në një status në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka shkruar se është e gërditshme, e neveritshme, dhe e turpshme se si një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila dikur ngriste dorën kundër të drejtave të grave e burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, sot shfrytëzoi pikërisht godinën e Kuvendit për të publikuar para mediave një fotografi që thuhet se dokumenton aktin e dhunimit të një gruaje shqiptare nga tre ushtarë serbë.
Poashtu Vasfije Krasniqi Goodman – aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, ka reaguar ndaj shfaqjes së fotografisë.
Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi Goodman ka shkruar se pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme.
Ajo ka kërkuar në emër të gjitha të mbijetuarave të dhunës seksuale që të mos provokohen ndjenja e tyre.
Ndërkaq, KMDLNJ përmes një reagimi ka thënë se Flora Brovina nuk ka marrë asnjë fotografi nga ta.
Si mund të ndodhë që kjo fotografi të mos jetë në zyrat në Prishtinë apo zyrat tjera e këtë ta ketë një person privat? Çdo zyrë e KMDLNj-së në Kosovë e ka pasur përgjegjësinë edhe në vitin 2003 prandaj nuk ka mundur të ndodhë kjo çka deklaron zonja Brovina”, thuhet në një reagim të KMDLNJ-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj deputetes Flora Brovina e cila ka deklaruar se fotografia i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi.
Në reagimin e LDK-së thuhet se është e papranueshme kjo deklaratë e deputetes. Brovina që tenton që fajin për mos profesionalizmin e saj ta hedhë tek të tjerët.
E ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet të trajtohen me respekt e ndjeshmëri.
Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka bërë thirrje që viktimat të mos shfrytëzohen për përfitime politike nga liderët.
Ndërkaq, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në reagimin e saj ka kërkuar që të mos përdoren heroinat për protagonizëm politik, duke thënë se organet e drejtësisë t’i shkojnë deri në fund rastit
“Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq të dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë. Turpi bie mbi ne. Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund”, ka deklaruar Çitaku.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), e ka konsideruar si shkelje e parimit të dinjitetit të të mbijetuarave, veprimin e Brovinës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka thënë se deputetja Flora Brovina duhet të përballet me drejtësinë, pasi ajo sot pranoi se foton që e publikoi dje mund të jetë e falsifikuar dhe se nuk e ka verifikuar.
Sveçla në një statusi në rrjetin social Facebook, ka paraqitur disa nene të Kodit Penal, të cilat sipas tij dënojnë atë që ka bërë Brovina.
Poashtu, Njohësit e çështjeve politike kanë folur për dëmet që mund të shkaktojë fotografia e shpalosur nga Brovina.
Sipas analistit Arton Demhasaj, çështja e fotos do të shfrytëzohet nga Serbia për të dëmtuar Kosovën.
“Kjo mund të ketë afekt negativ në raport me Serbinë, pasi siç kemi parë kohëve të fundit që shumë zyrtarë serb kanë thënë se gjoja masakrat në Kosovë kanë qenë të inskenuara pasi sipas tyre nuk kanë ndodhë”, ka thënë Demhasaj.
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se me fotografinë e prezantuar nga zonja Brovina do të dëmtohet rëndë kauza e Kosovës.
Mushkolaj është shprehur se ky rast do të jetë shkas që të humbet besimi pasi gjithçka që është thënë për krimet në Kosovë do të pretendohet se janë të fabrikuara sikurse kjo foto.
“Unë nuk e gjykojë zonjën Brovina pasi që ajo tërë jetën e saj i ka kushtuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut, qoftë kur kanë ndodhur helmimet qoftë më pas. Nuk po dua të besoj zonja Brovina mund të jetë manipuluar nga dikush, qoftë nga partia apo dikush tjetër nga shoqëria civile”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.
E në mbrojtje i ka dalë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se pavarësisht gabimit që ka bërë deputetja Flora Brovina me puvlikimin e një fotografie që autenticiteti i saj nuk qëndron, ajo është rrëfimi i përbashkët i një aktivisteje që ishte halë në sytë e regjimit të Millosheviqit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit