LAJMI I FUNDIT:

Çitaku për rastin e Brovinës: Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik, organet t’i shkojnë deri në fund rastit

Çitaku për rastin e Brovinës: Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik, organet t’i shkojnë deri në fund rastit
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka folur për fotografinë e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, e cila doli të jetë foto e shkëputur nga një film pornografik në Irak.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ‘asgjë nuk shfajësohet për dhimbjen që ua shkaktuam mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës’.

Ambasadorja ka kërkuar nga organet kompetente që të t’i shkojnë deri në fund rastit.

“Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq të dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë. Turpi bie mbi ne. Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

Më tej ajo ka thënë se, nuk duhet të përdoren heroinat për protagonizëm politik.

“Shpresoj që akterët e përfshirë të nxjerrin mësimet nga ngjarjet e djeshme. Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik. Tendeca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pas edhe më herët. Ta ndalim këtë qasje dhe të zotohemi të sjellim drejtësi për të gjithë ata që paguan lartë çmimin e lirisë që gëzojmë sot”, shkruan në fund ambasadorja Çitaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori