Fotografia më e mirë e realizuar nga Richard Mosse: Autostrada e Amazonës nëpër ferr
Nga: Chris Broughton (bashkëbisedim me fotografin Richard Mosse) / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Ky imazh modest ndoshta nuk është aq i mrekullueshëm sa disa të tjerë. Është goxha e zbutur dhe pothuajse nuk ka ndodhur fare. E bëra duke udhëtuar përgjatë autostradës Trans-Amazoniane, që u ndërtua nga diktatura ushtarake braziliane në vitet 1970, nëpërmjet zemrës së pyllit tropikal, me qëllimin e “zhvillimit”. Në fakt, zhvillimi dhe kultura njerëzore ka ekzistuar në Amazonë për mijëra vjet – mënyra indigjene për të jetuar përkrah natyrës, në vend që ta dominojnë atë. Ndërtimi i rrugës solli ekocid të përhapur, që vazhdon të jetë i pakontrolluar. Puna ime e fundit në Amazonën braziliane është, në shumë mënyra, portret i kësaj rruge dhe ndikimi i saj shkatërrues në pyllin më të madh tropikal në botë.
Pasi Jair Bolsonaro merr detyrën në vitin 2019, miliona mbështetës të tij në Amazonë u ndjenë të inkurajuar nga qeveria për të pastruar tokën për kullotat e bagëtive, për fushat e sojës dhe format tjera të agrobiznesit. Djegia vret gjithçka, përfshirë speciet për të cilat as që kemi dëgjuar. Vozitja nëpër këtë autostradë shpesh përjetohet si një kalim nëpër ferr.
Nga një tregtar në Nju-Jork, kam blerë një sasi të rrallë të fletëve dhe filmit me shpejtësi të lartë infra të kuqe, Kodak HIE 8×10. Ky produkt bardhezi u ndërpre në vitin 1999 dhe i mungon ajo që quhet shtresë anti-halacion në emulsion. Kjo do të thotë se ka cilësi të mrekullueshme, të shndritshme dhe poetike, siç kishte më parë fotografia e vjetër bardhezi – mendoj unë në vitet 1960, kur shtresat anti-halacion u bënë të zakonshme. Kur fotografoni pemë me këtë film, ai e zbulon dritën infra të kuqe të reflektuar nga klorofili në gjethe. Sa më e shëndetshme të jetë bima, aq më shumë dritë infra të kuqe reflekton. Pylli i shiut është plot me klorofil, sigurisht – është ajo që e shndërron dioksidin e karbonit e atmosferës në karbonin në biomasë. Kur pylli digjet, ai karbon lëshohet në masë. Duke qenë se Amazona është bërë – sipas studimeve të kohëve të fundit – në një prodhues neto të dioksidit të karbonit, për shkak të shkallës së madhe të shpyllëzimit, filmi dukej si medium veçanërisht i përshtatshëm dhe shprehës për përpjekjen për të paraqitur ngrohjen globale.
Megjithatë, ky film i veçantë është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe lagështisë. Pra, sjellja e tij në Amazonë, për ta dokumentuar pyllin e djegur tropikal, ishte thuajse detyrë budallai, megjithatë ai degradim mjedisor shprehet gjithashtu në materialitetin e emulsionit të filmit, në të gjitha gjurmët e gishtërinjve, lotët, gërvishtjet, mjegullimin dhe njollat. Këto artefakte janë rezultat i nxehtësisë ekstreme dhe tregojnë krizën klimatike – dhe në mënyrë indirekte për mua, madje edhe fundin e botës.
Duhet ta ekspozoni filmin në rrezet e forta të diellit dhe kur iu afruam atyre palmave të bukura në diellin flakërues të pasdites së vonë, skena dukej aq e pacenuar dhe e paprekur sa i kërkova shoferit të ndalet. E kam vendosur kamerën time të drurit të formatit të madh, 8×10 inçë, në një tripod në pjesën e pasme të kamionit. Kjo kërkon vetëm pesë minuta ose më shumë, por në kohën kur unë isha gati, dielli u largua, duke lënë një muzg të vrullshëm.
Meqenëse punoja me këtë medium filmi të kohës së shkuar, ngurrova të shpërdoroja një fletë dhe gati sa nuk e lashë kamerën. Por, diçka më tha që gjithsesi duhet ta bëj shkrepjen. Bëra një ekspozim prej katër sekondash: filmi është tepër i ngadaltë. Mbaja frymën dhe përpiqesha të qëndroja sa më i palëvizshëm, në mënyrë që të parandaloja që pezullimi i kamionit të turbullonte imazhin. Në studion time, një djalë më tregoi si ta përpunoja filmin: më ngadalë se normalisht, në një lëng të zhvillimit të holluar me një faktor 20, duke lejuar që të shfaqej tonaliteti i hollë i hijes. Negativi që rezultoi ishte tepër i hollë dhe pothuajse e hodha. Por, menaxheri im i studios e vendosi atë në skaner, disa muaj më vonë, dhe u shfaq ky imazh shqetësues.
Ajo që tregohet janë palmat, të zbutura për herë të parë mijëra vjet nga njerëzit indigjenë, të kultivuara në zabel si kjo thellë diku në pyll. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është fotografi e rëndësishme, por që anashkalohet lehtësisht ose nuk kuptohet. Tonaliteti i shtypit ka një bukuri të këndshme, megjithatë gjethet e palmave drejtohen te një ton më i lehtë. Infra e kuqja shfaqet, por jo në një mënyrë spektakolare. Është fotografi analoge që mbart cilësi të çuditshme spektrale. E shtypa në një shkallë më të vogël, 16×20 inçë, dhe e ngjyrosa letrën me fije xhelatine të argjendtë, duke i dhënë të zezave dhe thekseve një hollësi më të veçantë. Ndjej se është ai lloji fotografie të cilin nuk mund ta bëj më kurrë, një nga ato momente shumë të rralla, magjike të nurit, që ndodhin gjatë procesit artistik. Kjo më bën të kem ankth, pasi nuk është e lehtë të përsërisësh punën tënde më të mirë. Thuajse bëhet vetëm kur ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët