Rrëfimi i fotografit Adam Ferguson, për gazetarin Edward Siddons / The Guardian
Përktheu: Telegrafi.com
Në fillim të vitit të kaluar, ishin karvanet e emigrantëve që i afroheshin kufirit amerikan. Nuk ishin të parët, as nuk do të jenë të fundit, por ishte një pikë tjetër vlimi në historinë e gjatë të migrimit në ShBA, këtë herë në sfondin e zgjedhjeve të nxehta presidenciale. Në Amerikën Qendrore dhe Jugore ishte një ndjenjë se fitorja e Joe Bidenit mund të nënkuptonte kushte më të favorshme për ata që përpiqeshin të kalonin në ShBA. Kur Biden fitoi, pika e vlimit u intensifikua.
Shumë pak punë po bëhej në anën meksikane të kufirit. Ishin shumë imazhe të njerëzve të shqetësuar që luftonin përtej Rio Grandes, më pak njerëz që udhëtonin, dhe akoma më pak nga ata që ua jepnin atyre njerëzve ndjenjën e personalitetit – përtej dhimbjes së tyre. Kur i mendoja mënyrat për ta bërë serinë më ndryshe, m’u kujtua puna e Adam Broombergut dhe Oliver Chanarinit. E bënë një seri për njerëzit në institucionet psikiatrike, duke ua dhënë pacientëve pultin e shkrepjes dhe duke i lënë ata që t’i prodhojnë imazhet e veta: selfie para kohës së tyre. Kishte ndjenja dinjiteti, madje edhe humori, që këtë seri e bën të paharrueshme.
Ndjeva se emigrantët paraqiteshin shumë shpesh në terma dydimensional: ishin njerëz nga vendet e varfra që vuanin nga kriza klimatike, varfëria ose dhuna e bandave, por dëshpërimi i tyre ishte e vetmja gjë që portretizohej. Thjeshtë, ishin objekte simpatie, jo subjekte për t’u ndjerë.
Udhëtova për në Rejnosa, në skajin lindor të kufirit me Teksasin. Qyteti nuk është edhe aq i sigurt, kështu që me raste mund të shkoja atje për vetëm për disa orë. Ishte një komunitet që jetonte në një park pranë Urës së Miqësisë që kalon për në Teksas. Aty e takova vajzën Stephanie, e cila atë kohë ishte 17 vjeçe. Nga Guatemala, me nënën e saj kishte udhëtuar në Rejnosa. Babai i saj kishte qenë mbajtësi kryesor i familjes por, kur ai u sëmur, nëna e saj nuk mund të punonte sa duhet si rrobaqepëse për të siguruar familjen, kështu që vendosën të tentojnë të hyjnë në ShBA me shpresën për paga më të mira dhe një jetë të re.
Kishte diçka vërtetë të habitshme në mënyrën se si ajo u ul atje: ishte krenare, e qetë dhe rrezatonte qetësi, pavarësisht se ishte në një nga momentet më të pasigurta të jetës së saj. Çdo foto në seri niste me një bisedë, një përpjekje për t’u njohur me temën. Por, shpeshherë, përfshirë edhe Stephanien, kur pyesja se si do të donin të pozonin, ata nuk e kishin idenë. Thjeshtë, atë moment nuk kishin aftësi mendore për t’u përballur me situatën – dhe as nuk duhet ta kenë.
Pasi e dëgjova historinë e Stephanies, pyeta nëse ajo donte të pozonte në të njëjtin pozicion, siç e pashë për herë të parë. Pranoi, e preku pultin e shkrepjes dhe ky ishte rezultati. Imazhi ndihet dukshëm më ndryshe prej dëshpërimit të kapur në shumë fotografi të emigrantëve. Kjo nuk do të thotë se e minimizon fatkeqësinë që ajo dhe nëna e saj kishin kaluar, por Stephanie këtu mund të jetë vajza e kujtdo, çdo grua e re me aspirata, me shpresa dhe frikë.
Në vazhdën e fushatave “#MeToo” dhe “Black Lives Matter”, ka pasur një ndryshim në mënyrën se si ne, si shoqëri, mendojmë për narrativën: çfarë do të thotë të paraqesësh dikën në mënyrë të caktuar, kush mund ta kontrollojë narrativën, kush e ka kontrolluar historikisht atë. Ky projekt ishte kontribut në ato diskutime, një mënyrë për t’i lejuar njerëzit që nuk kanë shpesh kontroll mbi narrativën e vet, të jenë autorë të historisë së vet.
Nuk e di çfarë ndodhi me Stephanien dhe me nënën e saj. Kur u përpoqa ta kontaktoja, numri i celularit që ajo ma kishte dhënë, nuk bënte më. Shpresoj se do të thotë se e ka kaluar kufirin dhe se e ka filluar jetën e saj të re.
CV-ja e Adam Fergusonit
Lindur: Dubo, Australi, 1978.
Trajnimi: Kolegji i Arteve në Kuinslend (Australi), VII Photo Agency, puna në Afganistan.
Ndikimet: Caravaggio, Jackson Pollock, Francis Bacon, George Orwell, Jeff Wall, Moises Saman.
Arritja: Të gjej guximin për të rrezikuar dhe për të besuar në zërin tim.
Pika e dobët: Harresa se njerëzit janë më të rëndësishëm se çdo foto.
Këshilla kryesore: Pushoni kur mundeni, punoni kur ka rëndësi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes
Jeta në komunizmin shqiptar
Talibanët na shënjuan, na rrahën, na përzunë: Kështu e mbajmë gazetën tonë afgane në mërgim
Gazeta e parë në tokat shqiptare: ‘Iskodra’ e vitit 1868, ku asnjë fjalë nuk ishte shqip!
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
Ç'HIPOKRIZI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës