LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e çiftit të dashuruar, shëmtohet nga dikush që nuk e miraton lidhjen e tyre (Foto)

Fotografia e çiftit të dashuruar, shëmtohet nga dikush që nuk e miraton lidhjen e tyre (Foto)

Një çift i paemëruar janë fotografuar në një moment romantik, derisa ndodheshin në Disney World, në Orlando të Shteteve të Bashkuara.

Derisa ata përqafoheshin para kështjellës së Bukuroshes së Fjetur, pranë tyre është afruar nëna e biondes që puthej me të dashurin e saj, transmeton Telegrafi.


Siç shihet nga shprehja e fytyrës, ajo nuk është gëzuar aspak që po e sheh të bijën në këtë pozitë dhe nuk po e miraton lidhjen e tyre.

Imazhi i të rinjve që kanë veshur bluza të njëjta, është konsideruar si ‘bombardim’ nga dikush që nuk i do së bashku.

“Ata janë shumë të dashuruar, por shikimi në fytyrën e kësaj gruaje tregon se nuk do të jenë për shumë gjatë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

fotografia-e-ciftit-qe-po-perqafoheshin-u-demtua-nga-dikush-qe-nuk-e-miraton-lidhjen-e-tyre-foto-2