Taylor Swift, sapo ka marrë atë që po kërkonte nga një gjykatës.

Ajo ka kërkuar që një fotografi me përmbajtje seksuale të cilën një DJ David Mueller i ka realizuar në njërin nga koncertet e saj, të mos shfaqet në publik, shkruan TMZ, transmeton KlanK.


Gjithnjë elegante, Taylor Swift atraksion për meshkujt e njohur. Foto: Glamour Gjithnjë elegante, Taylor Swift atraksion për meshkujt e njohur. Foto: Glamour

Këngëtarja amerikane i ka bërë gati dokumentet ligjore, duke deklaruar se fotografia ishte shumë e papërshtatshme për paraqitje publike dhe do t’ia dëmtonte shumë imazhin.

Në dokumente Taylor i ka cilësuar këto fotografi si tepër personale dhe shumë seksuale.

Taylor Swift nuk ka pasur fat në dashuri. Fansat e saj e dinë më së miri nga këngët e saj. Foto: Getty Images Taylor Swift nuk ka pasur fat në dashuri. Fansat e saj e dinë më së miri nga këngët e saj. Foto: Getty Images

Gjykata ka vendosur që t’ia ndalojë këtij DJ-i shfaqjen e tyre në publik.