Foshnja njëmuajshe, doktoresha Hasbahta tregon sa herë duhet të ushqehet me gji në 24 orë

Doktoresha e foshnjave, Teuta Hasbahta ka bërë të ditur se përcaktimin e frekuencës së ushqyerjes të të porsalindurit në muajin e parë e bën nëna, jo i porsalinduri, pasi sipas saj, në këtë periudhë foshnjat kryesisht flenë.
Hasbahta në podcastin “Shëndeti në rend të parë” theksoi se foshnja në muajin e parë duhet të ushqehet minimumi 8 herë në 24 orë, që i bie të paktën çdo tri orë.
“…Çdo tri orë gjithsesi…”, tha ajo.
Ajo tha se në muajin e parë foshnja duhet të zgjohet nga gjumi për tu ushqyer pasi nëse nuk ushqehet me gji të paktën çdo tri orë mund të dehidrohet.
Doktoresha tha se ka foshnja që nguten duke u ushqyer dhe pastaj flenë tri orë dhe këtë e quajnë si thithje aktive.
Por, sipas saj, ka foshnja që duan të pinë pak e shpesh dhe kjo sipas saj është më telashe për foshnjën dhe nënën.
“Nënat gji dhënëse duhet me pas shumë durim…”, tha ajo, gjersa shtoi se është shumë me rëndësi që nënat para se të japin gji të marrin një pozicion të rehatshëm që ia mundëson të jetë komod edhe për 40 minuta.
Sipas doktoreshës, qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm për foshnjat.
“…Natyra e ka krijuar, janë hormonet dhe është adekuat për foshnjat… formulat mirë që janë, por qumështi i gjiri është i pazëvendësueshëm, sidomos në dhurimin e antitrupave…”, tha ajo.
Sipas saj, një i porsalindur është fragjil, e ka sistemin imunitar fragjil, ndërkaq qumështi i gjirit përveç që i ka të mirat ushqyese, i ka edhe ato emocionale.
Ajo thekson tutje se nuk është e njëjtë mbështetja emocionale sikur ndaj atyre që ushqehen me gji, si ndaj atyre që janë me biberon.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.
Podcastin e plotë ku doktoresha Hasbahta flet për kujdesin ndaj të porsalindurve mund ta shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Evitimi i zgjedhjeve të reja, Murati jep propozimin pak para se të nisë seanca konstituive

Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit, seanca pritet të fillojë në ora 12:00

Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

Bëhet thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet se rrahu të fejuarën e tij

Kryesuesi Dehari para seancës i fton në konsultime përfaqësuesit e partive politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?