LAJMI I FUNDIT:

Forum me temë ‘Udhërrëfyes i ri për zhvillim të shoqërisë civile’

Forum me temë ‘Udhërrëfyes i ri për zhvillim të shoqërisë civile’

Në organizim të Delegacionit të BE-së dhe BE projektit ‘Mbështetje teknike për organizatat qytetare-TAKSO’ sot në Shkup do të mbahet forumi ‘Udhërrëfyes i ri për zhvillim të shoqërisë civile’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalim hyrës në forum do të kenë Nikolla Bertolini, udhëheqës për bashkëpunim nga Delegacioni i BE-së dhe Sunçica Sazdovska, këshilltare e projektit TAKSO, njofton AIM.

Qëllimi i forumit është të sigurojë diskutim për sfidat kyçe të organizatave civile në kontekst të tanishëm dhe të japë udhërrëfyes të ri për zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë civile.


Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave civile, të komunitetit donator, të institucioneve relevante, të Parlamentit dhe medias. /Telegrafi/