Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se të dielën është krijuar Shtabi Emergjent për menaxhimin e shuarjen e zjarreve në rajonin e Prevallës, dhe se synohet lokalizimi i tyre deri në orët e mbrëmjes.
Në të njëjtën ditë ka reaguar dega e LDK-së në Prizren duke akuzuar autoritetet lokale për mos reagim lidhur me gjendjen e krijuar në Prevallë pas zjarreve të ditëve të fundit, raporton Telegrafi.
Para reagimit të kësaj dege, drejtoresha e DES-it në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj Shala përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në rajonin e Prevallës, “sot në ora 7:00 është ngritur Shtabi Emergjent për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve”.
Sipas saj në këtë aksion janë angazhuar zjarrfikësit, Policia e Kosovës, Zyrtarë të Parkut Nacional, motoristë vullnetarë dhe qytetarë vendas.
“Të gjitha ekipet janë të përkushtuar maksimalisht për të kontrolluar dhe shuar zjarret, për të mbrojtur kështu mjedisin dhe sigurinë e banorëve të zonës. Në kontakt me ekipet nga vendi i ngjarjes zjarri është sipërfaqësor, digjet bari i njomë dhe shkurret nuk janë duke u djegur pishat. Shpresojmë që deri në mbrëmje të lokalizojmë zjarrin”, ka njoftuar zyrtarja e lartë komunale.
Në anën tjetër, dega e LDK-së përmes një reagimi ka theksuar se Prevalla është në flakë derisa nuk ka reagim nga Komuna e Prizrenit.
“As edhe një shkrim apo reagim të vetëm nga komuna dhe kryetari Totaj, për të shprehur brengën e tyre rreth flakëve që e kanë kapluar Prevallën. As edhe një përkrahje morale ndaj zjarrfikësve të cilët janë heronjtë e këtyre rasteve. Si duket është kthyer në zakon nga qeverisja Totaj, që përballë skandaleve më mirë të heshtin se të reagojnë. Nuk kanë dëshirë t’a prishin rehatin e krijuar përballë situatave që duan reagim urgjent!”, shkruan në reagim, raporton Telegrafi.
Ky subjekt politik ka kërkuar nga qeverisja në nivelin qendror dhe lokal që të reagojnë dhe të kërkojnë ndihmë edhe nga KFOR-i që flakët në Prevallë të shuhen.
“LDK vlerëson ekipet zjarrfikëse të cilat janë në teren, por ata meritojnë përkrahje institucionale të cilët si duket nuk e kanë. Prevalla si atraksion turistik nuk guxon të mbetet nën mëshirën e fatit!”, përfundon reagimi i Zyrës për Informim të degës së LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?