Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) lanson Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike, e cila do të angazhohet për mbrojtjen e të mirës publike.
Arbresha Loxha-Stublla nga GSJP, tha se qendra është krijuar që të mbrojë qytetarët nga padrejtësitë që bëjnë institucionet.
“Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike është krijuar me qëllimin që të mbrojë qytetarët nga padrejtësitë, shkeljet e të drejtave të tyre nga institucionet e Kosovës, njëkohësisht promovojë respektimin e të drejtave të njeriut përmes procesit gjyqësor strategjik“, tha ajo, duke shtuar se procesi gjyqësor strategjik është dërgimi në gjykatë i rasteve nga të cilat mund të përfitojnë një numër më i personave dhe jo vetëm një personi.
Drejtoresha ekzekutive e organizatës Fondi për Zhvillim komunitar, Nermin Mahmuti tha se ky projekt ka për qëllim edukimin dhe aktivizimin qytetarë, përmirësimi i infrastrukturës ligjore, avokimin strategjik, dokumentimin dhe monitorimin, si dhe të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me të drejtat mjedisore.
“Është në të vërtet një platformë strategjike ku synon të ndihmojë sundimin e ligjit në Kosovës përmes zhvillimit të proceseve gjyqësore, strategjike ku synim është identifikimi i rasteve, nga të cilat nuk përfiton vetëm një individë por mund të përfitojnë shumë qytetar të tjerë. Qendra këto raste si të tilla do t’i përgatisë në mënyrën më të mirë profesionale për t’i procedurat ato më tutje para gjykatave relevante apo në procesin jashtë kontestimor, edhe pran organeve të administratës publike“, tha ajo.
Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck tha se ky projekt është shumë i dobishëm, sidomos për një vend si Kosova, ku sistemi gjyqësor që trajton çështjet civile është i mbingarkuar.
“Kjo është pjesë e projektit për të drejtat e njeriut që CDF është duke e implementuar. Suedia dëshiron të ndihmojë Kosovën në promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare, dhe promovimin e rolit të individit në shoqëri, si votues, si qytetar… të mos jenë subjekt të liderëve, por punëdhënës i atyre që qeverisin me vendin. Ky projekt që po e lansojmë është pjesë e kësaj, është pjesë e qartësimit të këtyre rregullave, dhe të drejtave që i keni si qytetar. Ky projekt është i pari i këtij lloji dhe shpresoj që do të shohim progres të madh nga kjo. Sepse shumë njerëz mund të përfitojnë, sepse të drejtat e tyre nuk janë të sqaruara, dhe rastet e tyre nuk kanë mundur të zgjidhen nga sistemi gjyqësor, ngase njerëzit presin me vite për zgjidhje të rasteve të tyre. Ky projekt prek problemet e përditshme “, tha ajo.
Ky projekt është financuar nga Ambasada e Suedisë dhe do të zgjas 4 vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe