LAJMI I FUNDIT:

Formohet komision për vlerësimin e shkallës së invalidëve të UÇK-së

Formohet komision për vlerësimin e shkallës së invalidëve të UÇK-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot mori vendimin për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ky komision do të jetë i përbërë prej specialistëve të kualifikuar dhe të dëshmuar të fushave mjekësore. Pjesë e këtij komisioni do të jenë, në cilësinë e vëzhguesit dhe nga një përfaqësues i  ZÇKL-UÇK, një i KMDLNJ-së si dhe një përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e MPMS-së./Telegrafi/