LAJMI I FUNDIT:

Formohet grupi ndërpartiak kundër korrupsionit në Kuvendin e RMV-së

Formohet grupi ndërpartiak kundër korrupsionit në Kuvendin e RMV-së

53 deputetë nga pushteti dhe opozita morën pjesë në mbledhjen e parë të grupit joformal ndërpartiak kundër korrupsionit.

Bashkëkryesues u zgjodhën Lupço Prenxhov dhe Sonja Mirakovska, të cilët theksuan se grupi, mes tjerash, do të fokusohet në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushat ku ka dhe ku ekziston rreziku nga korrupsioni.

Grupi do të ketë takime konsultative edhe me institucionet e angazhuara në luftën kundër korrupcionit. Deputetët presin që në procesin e luftës kundër korrupsionit të kyçet edhe sektori civil, ndërsa thonë se në të ardhmen ky grup mund edhe të bëhet formal.


“Në të ardhmen grupi do të fokusohej para se gjithash në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushat ku ka dhe ekziston rreziku nga korrupsioni. Ky grup poashtu do ta ndjek efikasitetin e institucioneve që janë të ngarkuara me luftën kundër korrupsionit, si dhe të propozojë dhe të merr pjesë në mbikëqyrjen e institucioneve me qëllim që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e tyre”, tha Sonja Mirakovska, Partia e re social demokrate.

“Kjo është një temë komplekse dhe të mos humbet kuptimi, të jetë vetëm pro formë, është mirë të fokusohemi te prioritetet. E ato do ti miratojë grupi përmes mbledhjeve konsultative, tashmë të caktuara për këtë të premte me Entin shtetëror të revizionit, komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, platforma për antikorrupsion”, u shpreh Lidija Stojkova Satirovska, NDI./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori