LAJMI I FUNDIT:

Formohen grupet punuese për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Formohen grupet punuese për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë në seancën e 120-të ka miratuar vendimin për formimin e grupeve punuese ndërministrore për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë të detyrimeve që do të ketë ky organ është: përgatitja e planit të veprimit për zbatimin e Ligjit për gjuhët në afat prej 15 ditëve, nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit, ndjekja e dinamikës të realizimi dhe zbatimit të planit të veprimit, dhënia e udhëzimeve institucioneve në funksion të koordinimit, organizimit, zbatimit dhe funksionalizimin e masave dhe aktiviteteve sipas atij plani.


Anëtarët e grupit punues ndërministror në përputhje me vendimin e Qeverisë janë: Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, zv. sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, sekretari shtetëror në Ministrinë e Financave, sekretari shtetëror në Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes Kornizë, sekretari i sekretariatit për legjislacionin, përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit e Republikës së Maqedonisë dhe një përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/