LAJMI I FUNDIT:

Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka certifikuar rezultatet. E, derisa certifikimi ende nuk ka ndodhur, partitë politike dhe njohësit e këtyre çështjeve kanë filluar diskutimet rreth formimit të Qeverisë së re.

Nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para, me 42.30%. Partia Demokratike e Kosovës me 20.95% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.37%, transmeton Telegrafi.

Sipas këtyre rezultateve, partia LVV do të ketë nevojë për një koalicion, në mënyrë që të formojë qeverinë e re.


Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një reagim në Facebook ka shkruar se bllokada për krijimin e Qeverisë duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës.

Ajo ka përmendur një rast kur situata ka qenë e ngjashme, kur posti i kryeministrit i ka kaluar partisë opozitare, ndërsa partia fituese ka marrë postin e presidentit.

“Kjo bllokadë  krijimit qeverisë së re duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës dhe popullit – njëherë kemi pasur një situatë të tillë, me atë rast zgjidhja ishte: posti i Kryeministrit i takoi partisë opozitare që ishte fituese në mesin e opozitarëve, ndërsa partisë fituese iu dha posti i presidentit me garancë të votohej një vit pas, edhe ashtu posti i presidentes skadon një vit pas. Të gjithë partitë politike duhet të mendojnë për shtetin dhe jo vetëm për pushtetin”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, ajo ka pohuar se “Populli foli me votë, në mënyrë demokratike, andaj të respektohet vullneti i tij, të respektohet interesi i shtetit dhe kombit”.

Sipas Tahirit, askush nuk do një qeveri që bëhet peng i listës së Vuçiqit.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, procesi u vlerësua si demokratik dhe pa incidente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, Kupina: Presidentja do të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, Kupina: Presidentja do të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

Lajme
Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Lajme
Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Kronika e Zezë
Muhaxheri, Ahmeti e Hamza heqin dorë nga mandati i deputetit, zëvendësohen nga Arben Gashi, Paris Guri e Rashit Qalaj

Muhaxheri, Ahmeti e Hamza heqin dorë nga mandati i deputetit, zëvendësohen nga Arben Gashi, Paris Guri e Rashit Qalaj

Lajme
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
Kalo në kategori