Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
Në Kuvendin e Kosovës, ai u është drejtuar të hënën përfaqësuesve të shoqatave të familjarëve të personave pagjetur, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera të pavarura, duke thënë se serbët që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve të Kosovës ende nuk janë gjykuar për ato krime, të cilat siç ka thënë ai, kanë lënë mijëra viktima në Kosovë.
Veseli ka theksuar se iniciativa për një gjykatë ndërkombëtare, e cila do t’i gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë, do të ngrihet.
“Gjykata ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, do të ngrihet, jo mbi urrejtje dhe pretendime, por mbi ngjarje, krime dhe masakra, njerëz dhe dëshmi reale. Kjo gjykatë është e domosdoshme. Me angazhimin tonë gjithëpërfshirës, ne do t’ia dalim që ta bëjmë të pashmangshme këtë gjykatë. Mesazhi ynë është i qartë, Kosova po kërkon drejtësi për njerëzit e saj të vrarë, të masakruar dhe të dhunuar. Nuk pranon heshtje dhe nuk pranon as mohim. Kjo drejtësi do të ndodhë, Serbia do të përgjigjet për këto viktima”, tha Veseli.
Veseli ka theksuar se çështja e themelimit të këtij tribunali është e ndarë nga Gjykata Speciale për krime lufte në Hagë.
Sipas tij, për krime të luftës në Kosovë, shqiptarët janë dënuar me gjithsej 189 vjet, ndërkaq serbët janë dënuar me 29 vjet. Ai ka shtruar pyetjen “Kush ka qenë këtu agresor?”.
Veseli më herët ka thënë se vendi këtë vit shënon 20 vjetorin e “186 masakrave, vrasjes së 11. 840 personave të rritur dhe 1.396 fëmijëve, të cilat kanë ndodhur në Kosovë”.
Në kuadër të iniciativës së tij për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, Veseli ka bërë të ditur edhe disa nga hapat e mëtejme. Ai paralajmëroi formimin e një Komisioni Shtetëror, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e pushtetit, opozitës dhe komuniteteve, nga shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të pagjeturve, të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve, nga organizatat e shoqërisë civile, nga institucionet e drejtësisë, dhe nga institucionet akademike. Veseli përmendi se ky Komision do të punojë në mbledhjen e dëshmive dhe përgatitjen e një plani të punës. Ai gjithashtu ka përmendur edhe opsionin e angazhimit të një kompanie ndërkombëtare, e cila do të ishte e specializuar në këtë fushë, për të asistuar në të gjitha format.
Nismën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës e kanë mbështetur shoqëria civile, familjarët e personave të pagjetur, veteranët e luftës dhe të tjerë.
Ministri i Drejtësisë i Qeverisë së Kosovës, Aberlard Tahiri theksoi se ministria që ai drejton dhe ekzekutivi i vendit do ta mbështesin nismën e Veselit, por ka shtuar se Ligji i ri i procedurës penale në Kosovë e mundëson që të gjykohen edhe personat që mungojnë.
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, i cili tash e 20 vjet është në kërkim të djalit të tij të pagjetur, e ka përshëndetur nismën e Veselit, duke thënë se drejtësia duhet të kërkohet.
“Drejtësia nënkupton as më shumë e as më pak se sa dënimin e shtetit të Serbisë dhe gjenocidin që e ka bërë. Për neve është e rëndësishme që të dënohet shteti i Serbisë dhe jo ndonjë individ. Kjo për shkakun se krimet i kanë kryer policia dhe ushtria, në mënyrë të organizuar”, tha Qerkini.
Kuvendi i Kosovës, në mesin e muajit prill, ka formuar një komision të veçantë ‘ad hoc’ për dënimin e krimeve të luftës, gjenocidit dhe agresionit të regjimit të Serbisë, i cili komision po punon për hartimin e rezolutës lidhur me këtë çështje. Qëllimi përfundimtar, siç kanë thënë më parë zyrtarët e Kuvendit të Kosovës, është hapja e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.
Ditë më parë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i ka dhënë mbështetje nismës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se “në të ardhmen, drejtësia, edhe pse e vonuar, t’i dënojë të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Jo të ketë drejtësi selektive në baza etnike dhe jo të amnistohet gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë, kanë reaguar ndaj paralajmërimeve të institucioneve të Kosovës për mundësinë e themelimit të një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë.
Por, njohësit e çështjeve juridike-penale, vlerësojnë se në rast se Kosova pretendon që tribunali të jetë ndërkombëtar, këtë nuk mund ta bëjë vetë, sepse nuk ka kompetencë të tillë.
Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, thotë se çështja e themelimi të tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë, mund të ngelet vetëm në nivelin e nismës, në rast se nuk merr mbështetjen e mekanizmave ndërkombëtarë.
“Organet tona kompetente, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme, Qeveria, mund të fillojnë nismën në organizatat ndërkombëtare dhe së pari këtu mendohet për Bashkimin Evropian ose eventualisht të shkohet në OKB. Përndryshe, Kosova nuk ka të drejtë të formojë gjykatë penale ndërkombëtare. Kosova ka të drejtë të formojë gjykata brenda përbrenda shtetit të vet dhe eventualisht Gjykatë Speciale të Kosovës, e cila do të ketë juridiksion që t’i gjykojë kryerësit e krimeve gjatë luftës”, theksoi Salihu.Megjithatë, ai ka shtuar se në rast se nisma e institucioneve për Tribunal Ndërkombëtar nuk do të këtë sukses, atëherë, sipas tij, ekziston mundësia që kjo nismë të riorientohet kah Ligji për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë.
“Meqë Kosova e ka nxjerrë këtë ligj, mundet që ta bëjë ndryshimin. Kjo kishte me qenë rruga më e shkurtë, më praktike, më pragmatike dhe më e pranueshme. Pra, që kjo gjykatë të mos kufizohet vetëm në krimet e pretenduara në Raportin e Dick Martyt, por në përgjithësi për krimet e kryera në territorin e Kosovës ose të filluara në territorin e Kosovës. Kjo është shumë më e pranueshme sesa iniciativa për formimin e një gjykate tjetër, krahas kësaj”, tha Salihu.
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, ka thënë për të përditshmen serbe Novosti, se e ka të vështirë të paramendojë që kushdo qoftë nga bashkësia ndërkombëtaredo ta mbështeste idenë që Kosova të themelojë tribunal, me të cilin, siç ka thënë ai, “do të dirigjonin ish-puplat e UÇK-së, të cilët tashmë janë veshur me petkat e politikanëve që shumë lehtë mund të dalin para Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së”.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Ndërkaq, të pagjetur ende konsiderohen mbi 1,600 persona./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Të presim, për të vallëzuar “tango” duhen dy persona

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës