Manchester Unitedi e mbylli me humbje në Old Trafford edicionin e sivjetmë në Ligën Premier, ku përfundoi në vend të shtatë.

Duke qenë se do të mungojë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pritet t'i pësojë disa ndryshime në edicionin e ri.


Ander Herrera dhe Antonio Valencia tashmë janë konfirmuar si lojtarët që do të largohet, mirëpo lista e atyre që mund ta braktisin klubin është më e gjatë.

Juan Matas i skadon kontrata dhe pritet të largohet, ndërsa David de Gea, Paul Pogba Romelu Lukaku e Anthony Martial - janë lidhur me disa klube evropiane.

Daniel James (Swansea City), Aaron Wan-Bissaka (Crystal Palace), Kalidou Koulibaly (Napoli), Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur), Harry Maguire (Leicester City), Declan Rice (West Ham) Bruno Fernandes (Sporting Lisbon), Joao Felix (Benfica) e Jadon Sancho (Borussia Dortmund) - janë emrat për të cilët Unitedi ka shprehur interesim që t'i transferojë në sezonin e ardhshëm.

The Mirror e ka bërë një formacion të mundshëm se si mund të luajë Solskjaer në sezonin e ri:

formacion (Foto: The Mirror)

/Telegrafi/

telegrafi sport app