Albi Mall Superliga e Kosovës ka startuar me sezonin 2024/25 ku janë zhvilluar vetëm katër duele.
Sfida mes Dritës dhe Malishevës është shtyrë për një datë tjetër pasi klubi gjilanas kishte angazhime në garat evropiane.
Megjithatë janë zhvilluar katër duele të tjera, ku dy fitore i takuan vendasve dhe dy ndeshje të tjera përfunduan baras.
Ballkani e nisi mbrojtjen e titullit me një fitore 2-0 ndaj Dukagjinit, derisa Ferizaj me tu rikthyer në Superligë mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 2-1.
Llapi luajti baras me Gjilanin 1-1, derisa në paqe u ndanë edhe Prishtina dhe Suhareka që luajtën 0-0 në ‘Fadil Vokrri’.
Redaksia e Sportit në Telegrafi.com ka vazhduar edhe këtë edicion traditën duke zgjedhur 11-shen më të mirë të javës.
Portierë:
Oytun Ozdogan ka qenë portieri më i mirë i xhiros së parë në elitën e futbollit kosovar, ku bëri disa pritje për t’i siguruar një pikë Suharekës në përballje me Prishtinën.
Mbrojtja:
Mbrojtja përbëhet me katër futbollistë, ku Ardian Limani është në të djathtë pas një paraqitje fantastike ndaj Suharekës. Në qendër të mbrojtjes është Marko Roganovic i Gjilanit që zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Llapit si dhe Hysen Memolla i Suharekës që fitoi thuajse çdo duel në përballje me Prishtinën. Ndërkohë në një garë shumë të ngushtë Qlirim Avdulli zë vend në krahun e majtë të mbrojtjes, ku ishte edhe vendimtar me harkimin e tij që Agron Bruqi i Feronikelit ’74 të shënoj autogol dhe Ferizaj t’i marrë tre pikët.
Mesfusha:
Mesfusha në xhiron e parë vije me tre futbollistë dhe që të tre shkëlqyen në fitoret e skuadrave të tyre. Në fakt Marsel Ismajlgeci dhe Gentrit Ramusa ishin të pakalueshëm si mesfushorë defensivë në fitoren e Ballkanit respektivisht Ferizajt.
Ndërkohë padyshim që ylli i javës ishte Queve Da Silva, ku me dy golat e tij i siguroi tre pikët e para Ballkanit në sezonin e ri.
View this post on Instagram
Sulmi:
Një treshe golashënuese vije në repartin ofensivë me tre futbollistë që ishin vendimtar në xhiron e parë për skuadrat e tyre.
Kapiteni i Ferizajt, Edon Sadriu ishte i pandalshëm në përballje ndaj Niklit, duke realizuar edhe gol në fitoren e Ferizajt 2-1.
Oltion Bilalli është në krahun e djathtë të sulmit ku realizoi gol për Gjilanin ndaj Llapit në barazimin 1-1. Bilalli ishte fantastik në këtë duel duke krijuar edhe disa raste të tjera të mira shënimi.
Ndërkohë Llapin nga disfata e shpëtoi sulmuesi veteran Ahmed Januzi. Vushtrriasi u inkuadrua në lojë nga banka rezervë dhe me një gol të bukur me kokë i siguroi një pikë Llapit.
Trajneri i javës:
Arsim Abazi padyshim është trajneri i javës së parë në Albi Mall Superligë. Abazi e kishte përgatitur mjaftë mirë skuadrën në ndeshjen ndaj Feronikelit ’74, ku Ferizaj krijoi disa raste të mira shënimi. Në fakt bardhkaltërtit realizuan pesë gola, por tre nga ta u anuluan nga VAR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë