Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një formacion me 11 lojtarët më të mirë që janë transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Afati kalimtar i janarit ka qenë si rrallëherë shumë aktiv dhe me shumë lëvizje dhe shpenzime të parave.


Padyshim që transferimi më i përfolur, por edhe i kushtueshëm ishte ai i Philippe Coutinhos nga Liverpooli te Barcelona, ku çmimi me gjithë bonuse mund të arrij në 160 milionë euro.

Bujë të madhe bëri edhe transferimi në formë shkëmbimi i Alexis Sanchez nga Arsenalit te Manchester Unitedi, ku pjesë e marrëveshjes ishte edhe Henrikh Mkhitaryan.

mkhitaryan sanchez

Përveç këtyre transferime pati edhe lëvizje tjera interesante në klube tjera, ndërsa portali Goal.com ka përpiluar formacionin më të mirë.

Në portë është zgjedhur portieri i njohur brazilian, Julio Cesar, i cili ka kaluar nga Benfica tek Flamengo, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Virlig Van Dijk, Javier Mascherano dhe Aymeric Laporte.

Mesfusha përbëhet nga katër futbollistë që jo pak u përfolën, duke filluar nga Rafinha, Ross Barkley, Lucas Moura dhe Mkhitaryan.

Sulmi i përbërë nga tre lojtarët sheh Pierre-Emerick Aubameyangun si sulmues qendre, ndërsa nga krahët i ndihmuar nga Coutinho dhe Sanchez. /Telegrafi/ Formacioni më i mirë i transferimeve të janarit:

formacioni 11

telegrafi sport app