Java e 18 e IPKO Superligës së Kosovës ishte nën diktatin e dy derbive të qytetit, në Gjilan dhe Prishtinë.

Në Gjilan si gjithmonë shumë tifozë, kësaj radhe edhe shumë gola, ku në fund fitues doli Drita (3-1).


N Prishtinë, befasi e madhe pasi Flamurtari edhe pse me 10 lojtarë arriti ta mposht Prishtinën.

Feronikeli kthehet lider duke fituar në Prizren nga Liria (2-0). As Llapi nuk ka gabuar ku ka fituar ndaj KEK-ut si mysafir 3-0.

Edhe Ballkani dhe Ferizaj kanë marr fitore të rëndësishme për objektivat e tyre.

Portieri

Flamur Neziri ishte ‘bajraktar’ i Flamurtarit në fitoren ndaj Prishtinës. Një gjuajtje të Morinës, dy të Aragos dhe një të Jasharovskit, ishin punët e tij që i ndali për të mos lejuar gol.

52592503 10156399541904671 4360489337087852544 n 1

Me meritë më i miri i javës së 19-të.

Mbrojtja

Në të djathatë kthehet Përparim Islami. Punëtor shumë aktiv, ku harkimet e tij janë vrastare për mbrojtjet kundërshtare.

49339639 2191688514424164 8932948263854669824 n

Në qendër Arian Limani që shënoi golin e parë në derbi ndaj Gjilanit.

Me të Agron Bruqi. Edhe pse mesfushor, ai luajti për 70 minuta në qendër të mbrojtjes, duke mos gabuar pothuajse asnjëherë.

49900068 10156260689029403 954646770338496512 n

Në krah të majtë Ilir Blakqori i Llapit, që ishte ndër më meritorët për fitoren ndaj KEK-ut.

Mesfusha

Edvin Kuc po tregohet mjaftë i rëndësishëm për Ballkanin. Ai e shënoi golin e qetësisë ndaj Drenicës.

Në krahë Egzon Krasniqi i cili luajti me mbrojtjen e Prishtinës dhe shënoi golin e dytë të takimit. Genc Hamiti po ashtu e ka siguruar një vend në formacion falë dy golave kundër Trepçës ’89.

52588632 2192395687486446 386665971399524352 n

Aty është edhe Haxhi Neziraj që tregoi formë të lartë në fitoren ndaj Gjilanit.

Sulmi

Në sulm është Kastriot Rexha që i vetëm e mposhti Lirinë ‘ameriko-jugore’.

52090388 10212835576060246 5548940116837269504 n

Ai shënoi dy herë në këtë ndeshje.

42412994 1976718022387548 8920033967210496000 n

Partner i Rexhës në sulm është Alban Shillova i cili shënoi gol mjaftë të bukur ndaj Prishtinës./Telegrafi/   

fototototo

telegrafi sport app