Java e tetë në IPKO Superligë solli spektakël si në fushë po ashtu edhe në tribuna.

Ndeshja kryesore u zhvillua në Podujevë, ku Feronikeli doli fitues ndaj Llapit edhe pse me një lojtar më pak për 60 minuta.


Prishtina fitoi në Prizren ndaj Lirisë, ndërsa Drita u ndal në barazim me Trepçën ’89.

Flamurtari barazoi me Gjilanin, sikurse që bëri edhe Ballkani me KEK-un.

Ferizaj fitoi me Drenicën, pas një kohe pa fitore.

Telegrafi ka zgjedhur më të mirët individualisht të javës së VIII-të ku nuk mungojnë lojtarët që tashmë kanë kapur formën.

Portier

Florijan Smakiqi i Feronikelit ishte thjeshtë i pakalueshëm në ndeshjen me Llapin.

Llapjanët kishin shumë raste, por që nuk arritën të shënonin asnjë gol.

Mbrojtja

Në të djathtë Armend Thaqi që asistoi në golin e Prishtinës. Me të në qendër Arbër Prekazi i pakalueshëm ndaj Llapit. Leotrim Bekteshi i Prishtinës po ashtu është në formacion pas paraqitjes së mirë me Lirinë.

43095438 10157421823138538 4010314137979584512 o

Në të majtë, tashmë i ‘abonuari’ Yll Hoxha që po tregon përformancë të jashtëzakonshme.

Mesfusha

Albutrint Morina një tjetër lojtar që ‘luftoi’ shumë ndaj Llapit. Ai ishte në çdo pjesë të fushës. Me të është Genc Hamiti që e shënoi golin e parë në fitore me Drenicën.

43094665 898588286999579 7902680575566151680 n

Më të avancuar janë Ceaser (Gjilan), Fazliu (Feronikel) e Mircevski (Trepça ’89), që ishin më meritorët që skuadrat e tyre morën pikë.

43072066 898587363666338 5810152356968398848 n

Feronikeli tregoi forcë dhe Fazliu ishte meritore për tri pikë.

Sulmi

Abdul Basid Khalid. Ganezi po kthehet në formën e tij më të mirë. Ai ka shënuar golin e vetëm të Prishtinës në udhëtim, duke i dhënë tri pikë.

43088534 10157421815328538 1112542876379643904 o

Khalid i ‘eliminoi’ mbrojtësit e Lirisë që tentonin ta ndalnin./Telegrafi/   

43284731 1965693140397612 460707715774152704 n

telegrafi sport app