Formacionet zyrtare: Tottenhami dhe Chelsea kërkojnë një vend në finalen e Kupës EFL

6:"Picasa
Tottenham Hotspur dhe Chelsea zhvillojnë gjysmëfinalen e parë të Kupës EFL (Carabao Cup), në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin Wembley.
Dy ekipet nga Liga Premier e bartin rivalitetin e tyre në një garë tjetër, ndërsa gjysmëfinalet e kësaj kupe zhvillohen me dy ndeshje.
Sfida kthyese ndërmjet këtyre skuadrave do të luhet më 24 janar në Stamford Bridge.
Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Maurizio Sarri i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Gazzaniga, Trippier, Alderweireld, Sanchez, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Son, Kane.
Gjysmëfinalja tjetër e Kupës EFL zhvillohet të mërkurën ndërmjet Manchester City dhe Burton Albion. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































