LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Çeki: Kuqezinjtë kërkojnë fitore

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Çeki: Kuqezinjtë kërkojnë fitore

Shqipëria luan në shtëpi kundër Republikës Çeke në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.

Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve dhe një barazimi nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës.


Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë pa humbje në katër ndeshjet e zhvilluara në këto kualifikuese dhe duan vetëm rezultat pozitiv për të qëndruar afër objektivit për kualifikim në Euro 2024.

Shqipëria kërkon fitore ndaj Çekisë për t’iu afruar Kampionatit Evropian
Lexo po ashtu Shqipëria kërkon fitore ndaj Çekisë për t’iu afruar Kampionatit Evropian

Sylvinho ka vendosur të luajë me Etrit Berishën në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga emra si Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Në mesfushë janë Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, ndërsa para tyre i vendosur është Nedim Bajrami. Sulmi i është besuar Taulant Seferit, Jasir Asanit dhe Sokol Çikalleshit.

Në anën tjetër çekët do të luajnë me emra si Coufal e Soucek.

Shqipëria: Berisha, Ajeti, Hysaj, Gjimishit, Mitaj, Asani, Ramadani, Bajrami, Asllani, Cikalleshi, Seferi.

Republika Çeke: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Sadlek, Jurasek, Cermy, Chytil, Kutcha.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori