Formacionet zyrtare: PSG dhe Marseille zhvillojnë klasiken franceze

Në Parc de Princes zhvillohet derbi i njohur si ‘Le Classique’, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique de Marseille.
Kampioni i Ligue 1 e nisi me humbje sezonin 2020/2021 në Ligue 1 për shkak të mungesave të shumta, si pasojë e infeksionit me coronavirus.
Marseille, nga ana tjetër e ka nisur me këmbë të mbarë, duke arkëtuar pikë të plota në sfidën e parë.
Trajnerët Thomas Tuchel dhe Andre Villas-Boas i kanë përgatitur skuadrat e tyre me lojtarët më të mirë që i kanë në dispozicion.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Rico - Florenzi, Kehrer, Kimpembe, Bernat - Herrera, Gueye, Verratti - Sarabia, Di Maria, Neymar.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































