Formacionet zyrtare: Juve favorit për një tjetër fitore ndaj Genoas

Juventusi është nikoqir i Genoas në ndeshjen e xhiros së nëntë në kampionatin italian.
Zonja e Vjetër ka vazhduar me rekordin e fitoreve në Serie A duke regjistruar tetë fitore nga po aq ndeshje në këtë fillim sezoni.
Bianconerët janë favoritë për të regjistruar edhe fitoren e nëntë kur kihet parasysh se luajnë para tifozëve në Juventus Stadium.
Genoa i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje deri më tani dhe mban vendin e 12-të në tabelë, me katër fitore dhe tri humbje.
Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Ivan Juric i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.
Formacioni zyrtar i Juventusit: Szczesny, Cancelo, Bonucci, Benatia, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Mandzukic, Ronaldo.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































