Në stadiumin e Suharekës zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Ballkanit dhe Dritës.

Lideri i deritanishëm i sezonit 2020/2021 është nikoqir i kampionit në fuqi dhe padyshim që pritet një përballje e fortë.


Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani, Ballkani ka regjistruar pesë fitore dhe një barazim dhe prin me 16 pikë në krye të tabelës.

Ndërkohë, Drita i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje dhe nga to, tri i ka fituar dhe një e ka barazuar, ashtu që me 10 pikë të arkëtuara qëndron në vend të tretë.

munishinuhiu

Në takimin që fillon në orën 14:00, do të shohim edhe një përballje taktikash të trajnerëve Ismet Munishi dhe Ardian Nuhiu, të cilët i kanë përcaktuar skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Ballkanit: Rugji, Thaqi, Jashanica, Sinani, Potoku, Gashi, Kuç, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku.

Formacioni startues i Dritës: Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Haxhimusa, Rexha.

drita 1

/Telegrafi/

telegrafi sport app