Formacionet startuese: PSG luan për tri pikë ndaj Leipzigut
Në Parc des Princes zhvillohet ndeshja e raundit të tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe RB Leipzigut.
Ekipi francez ka arkëtuar katër pikë në dy raundet e para duke regjistruar një fitore dhe një barazim.
Skuadra gjermane nuk e ka filluar aspak mirë edicionin e sivjetmë në garën e madhe evropiane pasi i ka humbur dy takimet e para.
Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Jesse Marsch i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë të rëndësishme.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Ander Herrera, Verratti, Gueye; Messi, Mbappe, Draxler.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































