Formacionet startuese: PSG favorit për të vazhduar me rekordin e fitoreve

Paris Saint Germaini është nikoqir i Anderlechtit në Parc de Princes, ku do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Klubi francez ka rekord prej tri fitoresh në tri xhirot e para në Grupin B.
Nga ana tjetër, kundërshtari belg nuk ka arkëtuar asnjë pikë në tri xhirot e para, pasi i ka humbur të gjitha takimet.
Skuadra e Unai Emeryt është favorite për duelin ndaj të zgjedhurve të Hein Vanhaezebrouck.
Për më shumë, me fitore në këtë përballje PSG do ta sigurojë kualifikimin në fazën e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.
Formacioni startues i Paris Saint Germainit: Areola; Alves, Marquinhos, Silva, Kurzawa; Verratti, Rabiot; Mbappe, Draxler, Neymar; Cavani.
Formacioni startues i Anderlechtit: Boeckx; Appiah, Mbodji, Spajic, Obradovic; Dendoncker; Gerkens, Kums, Trebel, Onyekuru; Hanni.
Ndeshja tjetër e Grupit B zhvillohet ndërmjet Celticut dhe Bayern Munichut. /Telegrafi/



















































