Formacionet startuese: Drenica dhe Feronikeli zhvillojnë derbin lokal

Drenica dhe Feronikeli zhvillojnë derbin lokal në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Sfida e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll e gjen Drenicën në pozitën e katërt në tabelë me 15 pikë të arkëtuara.
Ish-kampioni Feronikeli ka tri pikë më pak dhe pozicionohet në vend të shtatë në renditjen tabelare.
Formacioni startues i Drenicës: Ymeri, Dushi, Zeqaj, Elshani, Hamiti, Dumani, Bejta, Lushtaku, Miftaraj, Zabergja, Mëziu.
Përballja e xhiros së 12-të ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit zhvillohet me fillim në orën 13:30. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































