Formacionet bazë: PSG për prestigj ndaj Celticut

Paris Saint Germaini dhe Celticu e zhvillojnë në Parc de Princes përballjen e xhiros së pestë në kuadër të Grupit B.
Klubi francez ka regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e para dhe e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra skoceze është në kërkim të një vendi në Ligën e Evropës, ashtu që i nevojiten pikë.
Sido që të jetë, të zgjedhurit e Unai Emeryt konsiderohen favoritë ndaj lojtarëve të Brendan Rodgers.

Formacioni bazë i Paris Saint Germainit: Areola, Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Kurzawa, Verratti, Rabiot, Draxler, Mbappe, Neymar, Cavani.
Takimi tjetër i këtij grupi zhvillohet ndërmjet Anderlechtit dhe Bayern Munichut. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































