Formacionet bazë: PSG-Lyon, kryendeshja e xhiros në Ligue 1

Paris Saint-Germaini dhe Lyoni zhvillojnë ndeshjen kryesore të xhiros së 14 në kampionatin francez, Ligue 1.
Kampioni dëshiron ta rikthejë pozitën e parë në tabelë, ashtu që objektiv ka vetëm fitoren.
Lyoni ka vetëm dy pikë më pak se PSG, prandaj pritet që t’i shkaktojë telashe skuadrës kryeqytetase që nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë edicion.
Do të shohim edhe një përballje taktikash të trajnerëve Thomas Tuchel dhe Rudi Garcia, të cilët i kanë përgatitur skuadrat e tyre startuese.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Navas, Bakker, Kimpembe, Diallo, Florenzi, Peredes, Danilo, Verratti, Neymar, Kean, Di Maria.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































