Formacionet bazë: Arsenali luan si mysafir i Crystal Palace

Arsenali është mysafir i Crystal Palace në ndeshjen e parafundit sezonale të Ligës Premier që zhvillohet në Selhurst Park.
Topçinjtë duhet t’i fitojnë dy ndeshjet e mbetura dhe të presin gabimin e West Ham United dhe Tottenham Hotspur për të shpresuar për një vend në Ligën e Evropës.
Crystal Palace nuk ka ndonjë objektiv në këtë takim, duke qenë se e ka siguruar mbijetesën, ndërsa ndodhet larg zonës evropiane.
Standings provided by SofaScore LiveScore
Trajnerët Roy Hodgson dhe Mikel Arteta i kanë përgatitur ekipet, të cilat do të luajnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Crystal Palace: Guaita; Ward, Cahill, Tomkins, Mitchell; Townsend, Kouyaté, Schlupp, McCarthy; Zaha, Benteke.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































