LAJMI I FUNDIT:

Ford planifikon të rrisë shitjet e Mustang, duke ofruar një lirim të lehtë (Foto)

Ford planifikon të rrisë shitjet e Mustang, duke ofruar një lirim të lehtë (Foto)

Modeli Mustang, vazhdon të jetë i rëndësishëm për kompaninë

Fillimisht, Ford Mustang dëshiron të jetë ndër modelet më të shitura të këtij prodhuesi, shumë para Focus dhe Fusion, ndërsa nuk është në plan të largohet nga prodhimi, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, në pjesën e parë të këtij viti, është raportuar rënia e shitjeve të këtij modeli për 12 për qind edhe pse nuk është shumë shqetësuese.

Derisa rënia e numrit të shitjeve nuk është shumë serioze, Ford nuk dëshiron që ky trend të vazhdojë andaj ka bërë disa lirime atraktive.

Blerësi që e ka porositur dhe e merr Mustang 2019, sapo të ketë arritur në pikën e shitjes më një korrik, do t’i kthehen prapa 1,500 dollarë. Por, oferta nuk vlen edhe për GT350.

Si pjesë e planifikimit të rritjes së shitjeve të modelit mustang, më i liri version, kushton 27,490 dollarë dhe vjen me 310 kuaj fuqi.

Të interesuarit për Mustang GT me 460 kuaj fuqi, duhet të paguajnë 36,450 dollarë, ndërsa të gjithë lirohen nga 1,500 dollarë nëse e marrin makinën në kohën e caktuar. /Telegrafi/