LAJMI I FUNDIT:

Ford nuk do të ndryshojë planet për lansimin e Mustang Mach-E, njofton kur do të fillojë të pranojë porositë

Ford nuk do të ndryshojë planet për lansimin e Mustang Mach-E, njofton kur do të fillojë të pranojë porositë

Me gjithë problemet që po i sjellë coronavirusi, Ford nuk pritet që të ndryshojë planet dhe agjendat e deritanishme

Shumë prodhues të makinave e kanë ndaluar prodhimin, si pasojë e përhapjes së coronavirusit, duke ndaluar përkohësisht edhe porositë për makina të reja si dhe duke njoftuar për vonimin e lansimin e tyre, transmeton Telegrafi.


Por, Ford nuk duket se do të preket nga kjo pandemi dhe do të vazhdojë ashtu si ka planifikuar, pa ndryshuar planet për lansimin e Mustang Mach-E.

Në një forum të Ford, është njoftuar kur do të fillojnë të pranojnë porositë, kur do të bëhet pagesa fillestare prej 500 dollarëve si dhe konfirmimi për blerjen e kësaj makine SUV.

Gjatë muajit që vjen, të gjithë ata që janë regjistruar për ta blerë një Mustang Mach-E, do të pranojnë një e-mail, që do të njoftohen për datën e saktë kur do t’ju arrijë makina, në fund të këtij viti.

Fillimisht, ata duhet të paguajnë 500 dollarë, që më pas do të zbatohen në çmimin e përgjithshëm, ndërsa do të plotësojnë formularët, me specifikat se si e duan makinën, si dhe nivelin e çmimit të cilin e kërkojnë.

Të gjitha këto do të shqyrtohen nga zyrtarët e Ford, që do të kthejnë një përgjigje tjetër te blerësit, brenda disa ditësh dhe të tregojnë se sa duhet të paguajë në tërësi për ta kryer blerjen. /Telegrafi/