LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang Mach-E do të arrijë shumë më herët se që është thënë më parë

Ford Mustang Mach-E do të arrijë shumë më herët se që është thënë më parë

Arritja e kësaj veture do të ndodhë më herët, madje njëjtë si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara

Me Mach-E, Ford ka treguar se është në gjendje që të prodhojë makina që mbushen me rrymë, të cilat mund të shfrytëzohen nga masa dhe të kenë nivel të lartë autonomie, transmeton Telegrafi.

Që kur është prezantuar në muajin nëntor, kjo makinë e inspiruar nga Mustang ka qenë shumë e pëlqyer, ndërsa lansimi saj është pritur me padurim.

Deri më tani, është thënë se ky Ford nuk do të arrijë para vitit që vjen, ndërsa blerësit në Shtetet e Bashkuara duhet të presin për një kohë edhe më të gjatë. Por, raporti i fundit, bën të ditur se deri në fund të vitit, do të bëhet lansimi i kësaj veture.

Kjo nënkupton se mund të ndodhë në çerekun e katërt, që i bie të jetë diku pas tetorit, gjë që është më herët se që është thënë më parë, ndërsa përparësi kanë ata që e kanë bërë porosinë. Të gjitha ata që kanë kryer një pjesë të pagesës, Mustang Mach-E, do t’ju arrijë edhe më herët.

Raporti i ri, bën të ditur se Ford Mustang Mach-E, do të lansohet në të njëjtën kohë edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, jo si është thënë më herët se do të vonojë lansimi atje. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori