LAJMI I FUNDIT:

Ford Focus bëhet me kamerë të pasme prej 180 shkallësh

Ford Focus bëhet me kamerë të pasme prej 180 shkallësh

Gjenerata e katërt e Focusit, e cila është prezantuar në prill, do të jetë në ofertë kamerën me kënd të gjerë për vozitje më të sigurt dhe më të lehtë mbrapa.

Në mesin e pajisjes që do t’iu ndihmojë pronarëve të veturave të Fordit të ri do të jetë kamera e pasme prej 180 shkallësh, e vendosur mbi pozitën për tabelën e regjistrimit.

Kjo kamerë mbulon një këndë të gjerë prapa automobilit dhe iu ndihmon vozitësve që me rastin e parkimit dhe vozitjes me kohë të vërejnë kalimtarët, biçikletistët dhe automjetet që ndodhen në anën e pasme.


Kamera është e pajisur me sensor të pasmë dhe në rast rreziku apo mos veprimi me kohë të vozitësit, ky sistem frenon në mënyrë automatike dhe parandalon aksidentet. /kp/Telegrafi/